Këta janë transferimet më të dështuara tek Chelsea

94

Skuadra londineze Chelsea po shkon drejt fundit të një sezoni të dështuar. Arsye për këtë mund të jenë edhe transferimet e dështuara tek blutë që janë të detyruar ta dorëzojnë kurorën e më të mirit në ishull pas një sezoni katastrofal, tansmeton Gazeta Sheshi.

Dy sulmuesit e njohur Radamel Falcao dhe Alexandre Pato kanë dështuar të tregojnë vlerat e tyre në skuadrën e Chelseat dhe tashmë me një këmbë janë jashtë Stamfor Bridge.

LIVERPOOL, ENGLAND - MARCH 12: Alexandre Pato of Chelsea is seen on the stand prior to the Emirates FA Cup sixth round match between Everton and Chelsea at Goodison Park on March 12, 2016 in Liverpool, England.  (Photo by Chris Brunskill/Getty Images)

Më keq qëndron puna me sulmuesin brazilian Pato, i cili erdhi si huazim gjashtë mujor tek skuadra londineze, mirëpo ai deri më tani nuk ka zhvilluar ende asnjë minutë. Suspendimi i Diego Costas mund ti hapë rrugën atij për ta bërë një gjë të tillë, megjithëse nuk arritur asnjëherë ta fitoj besimin tek trajneri aktual Guus Hiddink.
Ndërkohë, sulmuesi kolumbian Falcao ka realizuar vetëm një gol këtë edicion, derisa në atë përballje Chelsea humbi ndaj Crystale Palaces në shtëpi 1-2.

/Gazeta Sheshi/