Këta janë të vrarët në Munih, përfshirë edhe 3 shqiptarët (Foto)

Ali David Sonboly, vetëm 18 vjeç, kishte hyrë në një llogari Facebook-u të vajzave, të cilën e kishte hakuar, për t’i ftuar miqtë t’i bashkohen në McDonald’s për një racion ushqimor falas, ku më pas i vrau brutalisht disa nga ata.

I sëmuri mental i cili vrau nëntë persona në Munih besohet së i kishte qëllimisht në shënjestër të rinjtë si shenjë hakmarrje për ngacmimet që i ishin bërë atij në shkollë.

Ali David Sonboly, vetëm 18 vjeç, kishte hyrë në një llogari Facebook-u të vajzave, të cilën e kishte hakuar, për t’i ftuar miqtë t’i bashkohen në McDonald’s për një racion ushqimor falas, ku më pas i vrau brutalisht disa nga ata, transmeton lajmi.net.

Viktimat e tij ishin tre rinj shqiptarë, dy nga Kosova dhe një nga Shqipëria, por me nënë nga Kosova.

Pas identifikimit të të rinjve shqiptarë, Dijamant Zabergja, 21, Armela Segashi, 14 dhe shoqja e saj Sabina Sulaj, së fundi janë identifikuar edhe tre të rinj tjerë.

Ata janë Gulliano Kollmann, 18, Huseyin Dayicik, 17 dhe 15 vjeçari Can Leyla.

Në këtë krim makabër mbetën të plagosur edhe 21 persona tjerë, në mesin e tyre një kosovare dhe një i ri nga Bujanoci.

Dijamant Zabergja

Armela Segashi

Sabina Sulaj

Gulliano Kollmann

Huseyin Dayicik

Can Leyla