Këta janë kandidatët për stolin e FK Partizanit (FOTO)

Partizani i Tiranës e shkarkoi trajnerin Franko Lerda pas disfatës në derbi ndaj Tiranës (2-1), shkruan Gazetasheshi.com.

Mediat shqiptare menjëherë kanë nisur të raportojnë në lidhje me kandidatët për stolin e kampionëve në fuqi.

E përditshmja shqiptare “Panorama Sport” ka raportuar se Orges Shehi mund të jetë trajneri i ardhshëm i Partizanit.

Ish-kapiteni i të kuqve që ka luajtur me kryeqytetasit nga viti 2005 deri në 2009-ën, pritet të marrë drejtimin e skuadrës.

orges shehi

Përfaqësueses të klubit kampion kanë biseduar intensivisht gjatë orëve të fundit me ish-ttrajnerin e Skënderbeut dhe pritet që Shehi të kthehet i kuq pas 10 vitesh.

Shehi Partizani (1)

Ish-portieri i shquar ka pasur gjithnjë një lidhje të veçantë me klubin e kuq dhe në kohët e rivalitetit ekstrem gjatë dekadës së fundit, ka qenë ndër të paktët që tifozeria e kuqe e kursente kur ndesheshin me Skënderbeun.

Partizani me tifozet

Duhet saktësuar se Shehi ende nuk është vendosur zyrtarisht në stolin e Partizanit dhe se nuk përjashtohen surprirzat. Mes emrave të përfolur janë edhe Dritan mehmeti me Sulejman Starovën.