Këta janë gjyqtarët e ndeshjeve të fundjavës në Ipko Superligë

Është bërë delegimi i gjyqtarëve për xhiron 22 të Ipko Superligës.

Gjyqtarët e FIFA-së, Besfort Kosumi, Fatlum Berisha e Bujar Selimaj janë deleguar në ballafaqimin Llapi – Trepça ’89, shkruan Gazetasheshi.com.

Gramoz Shala e gjykon takimin Feronikeli – Gjilani, kurse Mervan Bejtullahu sfidën e mbijetesës, Flamurtari – Ballkani.

Këta janë të gjithë zyrtarët e deleguar.

Fotografia e Visar Kastrati