Këta janë futbollistët e Kosovës që nuk do të luajnë kundër Suedisë

Kosova do të luaj ndeshje miqësore kundër Suedisë më 12 janar në Doha të Katarit.

Ky do të jetë një shans i mirë për trajnerin Bernard Challandes që të eksperimentoj me futbollistë të rinjë.

Megjithatë, “dardanëve” do të ju mungojnë shumë futbollistë, ngase data kur do të zhvillohet ndeshja nuk korrespondon me datat zyrtare të FIFA-së, andaj klubet nuk janë të detyruara që të lëshojnë futbollistët, shkruan Indeksonline.

Në atë periudhë, shumica e kampionateve janë në zhvillim për këtë arsye Kosovës pritet t’i mungojnë futbollistët kryesorë si Vedat Muriqi, Bersant Celina, Amir Rrahmani e Mërgim Vojvoda.