Këta janë 6 futbollistët e Kosovës që ende nuk kanë leje nga FIFA

230

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Albert Bunjaki ende nuk e di se me cilët futbollistë do të startojë të hënën ndaj Finlandës.

Kjo pasi gjashtë lojtarë ende nuk kanë marrë konfirmimin nga FIFA se mund të luajnë ndaj Finlandës.

Afati i fundit për të mësuar këtë është e hëna në orën 14:00, shkruan Gazeta Sheshi.

Samir Ujkani, Alban Meha, Valon Berisha, Amir Rrahmani, Milot Rashica e Herolind Shala janë futbollistët që për fatin e tyre do të mësojnë të hënën.

Ndërkohë, menaxheri i Përfaqësueses, Bajram Shala ka theksuar se gjasat janë të mira që Rashica, Rrahmani e Shala të marrin një “PO” nga FIFA, kurse punët qëndrojnë më keq me treshen tjetër, që kanë ndeshje zyrtare me Kombëtare tjera.

Gjithsesi, mbetet të shihet deri të hënën se çfarë do të ndodhë, derisa shpresat janë se Bunjaki do të ketë në dispozicion të gjithë futbollistët.