Drenica siç duket e ka marrë me shumë seriozitet fillimin e kampionatin të ri në Superligë. Përveç përforcimeve nga ana e futbollistëve, ky klub po mendon edhe për rehatinë e tifozëve të zjarrtë “Shqiponjat e Zeza”.
Skuadra kuqezi ka treguar se ka përfunduar me sukses faza e parë e punimeve në vendosjen e ulëseve në pjesën perëndimore të stadiumit të qytetit, çka ka ndikuar që stadiumi të ketë pamje krejtësisht të re. Klubi drenicas ka falënderuar të gjithë vullnetarët që kanë kontribuuar në këtë projekt.