Kështu duket tabela në Ligën e Parë pas fitores së Bashkimit në tavolinë

Xhiro e 17 e Ligës së Parë përfundimisht është mbyllur dje me regjistrimin në tavolinë të ndeshjes Kika – Bashkimi.

Sfida kishte përfunduar 1:1, por që ekipi nga Koretini e fitoi me rezultat zyrtar për shkak se një lojtar i klubit nga Hogoshti nuk kishte pasur të drejtë loje, shkruan Gazetasheshi.com.

Me këto tri pikë, Bashkimi nuk është më në pozitën e fundit, por të parafundit.

Ndërkohë, Kika hyn në zonën e rrezikshme, atë të barazhit për mbetje në Ligë.