Opinioni publik nuk do ta këtë mundësinë që të jetë i informuar se kush dënohet me vendim të prerë nga gjykatat në Kosovë, meqë Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka vendosur që përmes një udhëzimi administrativ të mbrojë identitetin e të dënuarve, shkruan sot Koha Ditore.
Sipas këtij udhëzimi, i cili është nënshkruar para dy javësh, nga aktvendimi i plotfuqishëm do të hiqen të dhënat e çdo personi që dënohet.
Anonimizimin e të dhënave, Këshilli Gjyqësor e ka arsyetuar me “fshehjen e të dhënave të ndjeshme”.
Por të dhëna të ndjeshme, sipas ekspertëve të kësaj fushe, nuk paraqesin të dhënat e identitetit, pozitës, komunës dhe të tjera që me anë të këtij udhëzimi parashihen të fshihen.
Në udhëzimin, i cili është nënshkruar në fillim të muajit shkurt, përcaktohet se cilat të dhëna duhet të jenë anonime.