Kerry: Jemi të gatshëm të ndihmojnë Belgjikën për të hetuar sulmet

83

Për sulmet në Bruksel ka reaguar edhe sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, i cili ndodhet për një vizitë në Kubë.

Një zëdhënës i tij, tha se Kerry ishte “duke vëzhguar nga afër situatën, teksa shpreh ngushëllimet e tij për të gjithë familjarët e viktimave. Ai thotë më tej se Shtetet e Bashkuara janë të gatshëm të asistojnë për të kryer hetimet për rastin.

“Zyrtarët e Departamentit të Shtetit janë në kontakt me ambasadën tonë në Bruksel. Ambasada ka lëshuar një mesazh sigurie sot në mëngjes, duke rekomanduar të gjithë individëve që janë të strehuar që të shmangin transportin publik”, thekson zëdhënësi.

Si në të gjitha ngjarje të tilla, Departamenti Amerikan i Shtetit u kërkon qytetarëve të vet që të jenë të vetëdijshëm për rrezikun dhe duhet të monitorojnë mediat lokale për situatën e mëtejshme.

“Ambasada jonë do të vazhdojë të rinovojë informacionet e mëtejshme, kur t’i ketë ato në dispozicion. Ne vazhdojmë të punojmë për të përcaktuar statusin e të gjithë qytetarëve amerikanë në Bruksel. Shtetet e Bashkuara qëndron me njerëzit e Belgjikës. Ne jemi të gatshëm për të mbështetur hetimin sipas rastit”, thuhet më tej.