Kërkohet nga skuadrat në Itali, Granit Xhaka vendos për të ardhmen

Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka nuk e mendon largimin nga klubi pavarësisht interesit të Interit.

Xhaka e filloi këtë edicion si titullarë, por kohët e fundit ka filluar të jetë në stol ndërsa treshja Thomas Partey, Mohamed Elneny dhe Dani Ceballos janë para tij.

Tek “Nerazzurri” thuhet se janë të hapur për të shkëmbyer atë me mesfushorin Christian Eriksen gjatë afatit kalimitar dimëror.

Sidoqoftë, sipas Calciomercato, 28-vjeçari nuk është i interesuar dhe do ta refuzojë këtë ofertë.

Xhaka pritet të jetë nesër kundër Leeds United nesër, pasi Partey dhe Elneny mungojnë.