Kërkohet edhe Florin Krasniqi, por ai nuk është në Kosovë

182
Gjykata Themelore ka urdhëruar sjelljen me dhunë edhe të ish-deputetit Florin Krasniqi i cili së bashku Visar Ymerin, Rexhep Selimin dhe Besart Bujupin, akuzohen për lëndim të lehtë trupor ndaj Bekim Haxhiut.

Gjyqtari Vesel Ismajli ka njoftuar Prokuroren se i akuzuari tjetër Florin Krasniqi nuk gjendet në Kosovë.

“Kemi urdhëruar sjelljen me dhunë në Gjykatë por Policia na ka njoftuar se ai është në SHBA. Avokati i tij na ka njoftuar se ai nuk është në Kosovë deri në qershor. Kështu që do të bëjmë veçimin e procedurës për Florin Krasniqin”, ka thënë gjyqtari Ismajli.

Gjatë seancës tre të akuzuarit nuk kanë pranuar fajësinë dhe e kanë kundërshtuar aktakuzën.