Kërkim falja “shpëton” Muçiqin e Prishtinës

145

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka shqiptuar dënimet për personat që u gjendën në “listën e zezë” të Komisarit të Garave.

Kështu, portieri i Prishtinës, Alban Muçiqi, që ndodhej në bankinë në takimin me Gjilanin, dhe u ndëhskua me kartonin e kuq, është pezulluar me dy ndeshje. Kjo edhe për shkak të kërkimfaljes ndaj gjyqtarëve pas ndeshjes, pasi dënimi do të ishte më i rëndë.

Ndërkohë, trajneri i Vushtrrisë, Rizvan Jetullahu, për përjashtim nga bankina në ndeshjen me Besën u ndëshkua vetëm me masën qortim.

Për të njëjtën arsye, largim nga bankina, trajneri i Flamurtarit, Jusuf Tortoshi u dënua po ashtu vetëm me masën qortim.