Kërkesë speciale e tifozëve të Chelsea-t

128

Tifozët e skuadrës londineze Chelsea, duket se janë tejet të dëshpruar me gjendjen nëpër të cilën po kalon klubi i tyre. Pas eleminimit në Champions, blutë pësojnë një tjetër goditje. Barazimi në shtëpi ndaj West Ham United edhe njëherë i pamundëson gjasat e tyre për një vend në garat europiane, transmeton Gazeta Sheshi.

Mirëpo, tifozët londinez tashmë kanë një kërkesë mjaft të veçant për pronarin e klubit, Roman Abramovich-in. Ata tani kërkojnë rikthimin e gardianit Petr Cech, pasi janë të zhgënjyer me formën e portierit belg Thibout Courtois. Ish-portieri i Atletico Madrid ka gabuar sërish, duke bërë kështu që tifozët e skuadrës ta humbasin besimin në të dhe të kërkojnë rikthimin e ish-portierit të vjetër të tyre.

/Gazeta Sheshi/