Kerkesa e Ibres qe Kulla Eiffel te zevendesohet me statujen e tij eshte refuzuar

139

Zlatan Ibrahimovic pritet të largohet nga kampionët e PSG-së këtë verë, pasi kërkesa e tij që Kulla Eiffel të zëvendësohet me statujën e tij, nuk është pranuar.

Ibra shënoi katër gola në ndeshjen ndaj Troyes që u mbyll me rezultatin 9-0, duke bërë që PSG të sigurojë titullin 8 javë nga fundi dhe pas 90 minutëshit në fushë, suedezi me tone humori zbuloi edhe kërkesën e tij.

“Aktualisht mund t’ju them që nuk do të jem te PSG-ja sezonin e ardhshëm. Nëse ata zëvendësojnë Kullën Eiffel me statujën time, ju premtoj që do qëndroj”, deklaroi ai.

Ja se cfare ka then Kulla Eiffel permes llogarise se saj ne Twitter:

“Më pëlqeu shakaja jote Zlatan. Parisi duket shumë bukur nga këtu. Por, unë jam Kulla!”.