Kërcënon futbollisti i Interit: Mposhtim Juven, duam tre vendet e para

139

Gary Medel këmbëngul se Interi mund të mposht Juventus në ‘Derby d’Italia’ këtë fundjavë dhe të përfundojë në tre vendet e para në Serie A.

Interi kanë për detyrë të ndërlikuar ndjekjen e fitores së parë të sezonit në stadiumin e tyre ndaj kampionëve të Juventusit.

Por, Medel ka besim në aftësinë e ekipit të tij për të marrë një fitore mbi ‘armikun’ e tyre të vjetër.

“Objektivi është që të përfundojmë në tre vendet e para. Stafi teknik i klubit dhe lojtarët janë të bindur që mund ta bëjmë këtë”, ka thënë mesfushori kilian për Sky Sport Italia.

“Juve mund të mposhtet, kjo është një lojë që ka historinë e vet, ky është derbi i Italisë dhe do të jetë e rëndësishme për të fituar atë, sepse ne do të luajmë në shtëpi, publiku e ndjejnë shumë dhe ne duhet të punojmë ditë pas dite për të marrë rezultatin më të mirë”, përfundoi Medel.