Kërçeli rikthehet te Drita

743

Kryesia e Dritës ka harruar rezultatet jo të mira në xhirot e para të këtij edicioni në Superligë dhe po konsolidon radhët.

Kësisoj, kryesisë së klubit i është shtuar edhe një anëtar i ri. Në fakt, bëhet fjalë për një rikthim. Fisnik Kërçeli është rikthyer të kontribuojë për Dritën.

“Kam kënaqësinë të ju njoftoj se nga sot do te jem pjesë e skuadrës së FC Drita në udhëheqjn e saj. Për kete jam falemnderues pronarit te klubit Valon Murselit , i cili më dha besimin e plot te kthehem tek klubi i zemrës dhe të kontribojë në të mirë të tij. Une dua te ju siguroj qe angazhimi im do të karakterizohet me punë, përkushtim dhe përgjegjësi , gjithashtu shpresoj që tifozët INTELEKTUALET t’i shpërblej dhe KF Drita të rikthehet ne një klub europjan e skuader elite në futbollin Kosovar”, ka shkruar Kërçeli në Facebook, transmeton Gazeta Sheshi.

Te Drita besojnë se shpejt do t’i kthehen rezultateve pozitive. Kështu mendon edhe trajneri, Sadat Pajaziti, i cili pohon se duhet vetëm durim.