Mediat italiane paralajmërojnë për gjoba që shkojnë deri në 30.000 euro për ata që kanë parë ndeshjen e Champions League mes Bayernit të Mynihut dhe Juventusit (4-2), në një sajt privat.
“Keni parë Bayern-Juve në një sajt pirat? Kujdes, sepse nëse ju kapin, rrezikoni një gjobë deri në 30 mijë euro”,-shkruan e përditshmja italane “Corriere dello Sport”.
Ndërsa “La Repubblica”, thotë se ende nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për përdoruesit e internetit, apo për ata që e shpërndajnë.
“Nuk është e qartë se kush duhet të paguaj, shpërndarësi i internetit, apo me shumë mundësi, kompjuterat e atyre që e kanë parë ndeshjen në versionin portugalisht”, shkruan gazeta, duke cituar Gianfrancesco Turano.
Mediat italiane duket se i referohen përdoruesve të internetit në vendin e tyre, pasi flasin për humbje të mëdha nga të drejtat televizive për ‘Mediset Premium’. Televizionet e Berluskonit thuhet se kanë shpenzuar rreth 750 milionë euro për të drejtat e Champions League dhe fitimet e tyre kanë rënë ndeshëm.
/Panorama Sport/