"Kemi vuajtur shumë për të ardhur këtu"

152

Bernard Berisha shpreson që Kosova t’i rrëmbejë tri pikë ndaj Finlandës

Kosova, që vazhdon të presë FIFA-n për përgjigjen edhe për gjashtë futbollistë, do të bëjë debutimin historik të hënën mbrëma kundër Finlandës.

Anësori i përfaqësueses së Kosovës ka thënë se përballja e Kosovës me Finlandën në Turku, do të jetë shumë emocionale.

“Loja me shumë emocion, kemi vuajtur shumë për të ardhur këtu, do të përpiqemi të paraqitemi sa më mirë, për t’i bërë krenar shqiptarët”, tha Berisha.

“Do të përballemi me një kundërshtar të fortë, por besoj se do të shënojmë fitore”, shtoi Berisha.