KEK-u sfidon Gjilanin e Arbnor Morinës

517

Ekuipazhi i drejtuar nga Arbnor Morina pritet të zhvillojë një tjetër duel kontrollues, në vlugun e pëgatitjeve për sezonin e ri futbollistik që pritet të fillojë për më pak se një muaj. Skuadra që garon në Ligën e Parë të futbollit kosovar, Kek-u, pritet të jetë kundërshtari rradhës i Gjilanit, raporton Gazeta Sheshi.

Dueli zhvillohet në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq, në pasditen e së shtunës. Kujtojmë që skuadra e Gjilanit është përfocuar së fundmni me tre futbollistë të huaj: Luis Garcia, Jorge Teixeira dhe Xavier Espinosa, të cilët priten të debutojnë sot.

Gjilani ka zhvilluar edhe një miqësore me skuadrën e Bashkimit të Koretinit, që bën gara në Ligën e Dytë, të cilin duel e ka triumfuar minimalisht 1-0.

/Gazeta Sheshi/