KEK-u ndalet në fund nga Ulpiana, ja rezultatet e ditës në Ligën e Parë

Kanë përfunduar të gjitha takimet e ditës së enjte në kuadër të javës së dhjetë në Ligën e Parë, raporton Gazetasheshi.com.

KEK-u është ndalur në një barazim 1-1 ndaj Ulpianës dhe atë krejt në minutat e fundit të ndeshjes.

Në barazim u ndal edhe Trepça që në shtëpi luajti 2-2 ndaj Vllaznisë, ani pse pati epërsinë e dyfishtë.

Fitoren e vetme të ditës e shënoi Onix pasi që në shtëpi e mposhti Malishevën 2-0.

Rezultatet e ditës së enjte:

Trepça – Vllaznia 2-2
Onix – Malisheva 2-0
Ulpiana – KEK-u 1-1

/Gazeta Sheshi/