KEK-u – Gjilani, rezultati është i padëshiruar

548

Skuadra e Ligës së Parë, KEK-u ishte nikoqir i Gjilanit në Obiliq në një ndeshje kontrolluese para fillimit të edicionit të ri.

Dueli i zhvilluar në stadiumin “Agron Rama” prodhoi lojë të mirë e angazhuese, por jo edhe gola, pasi skuadrat nuk arritën të gjejnë rrjetat dhe rezultati ishte i padëshiruar për shikuesit e paktë në stadium.

Ndryshe, trajnerët Sami Sermaxhaj dhe e veçmas Arbnor Morina patën rastin t’i testojnë futbollistët në mënyrë që të kenë një pasqyrë për 11-shin startues.