KEK-u fiton derbin ndaj Lirisë, Vëllaznimi nuk mbahet deri në fund!

Goli i Lek Vulës nuk ka qenë i mjaftueshëm që Vëllaznimi të merr pikët e plota në duel te Drenasi, pasi që vendasit kanë barazuar në fundin e lojës 1-1, raporton Gazetasheshi.com.

Fitore të rëndësishme ka realizuar KEK-u në derbin e javës përballë Lirisë së Prizrenit. ‘Elelektricistët’ afrohet tani edhe më shumë drejt kreut të tabelës, pasi që tani ka 24 pikë, vetëm dy më pak se Liria.

Me golin e Dior Zabërgjës, skuadra e Arbërisë ka marrë një fitore tejet të vlefshme në këtë fillim pranvere përballë Ramiz Sadikut për të vazhduar rrugëtimin drejt Superligës. Tashmë ‘Stuhia e Kuqe’ ka 30 pikë, një pak se lideri Besa e Pejës.

Drenasi – Vëllaznimi 1-1
KEK-u – Liria 1-0
Ramiz Sadiku – Arbëria 0-1

/Gazeta Sheshi/