Keçi pas humbjes nga Llapi: Duhet të mendojmë për tri ndeshjet e ardhshme

Trajneri i Flamurtarit, Sunaj Keçi e ka komentuar humbjen e sotme nga Llapi në Podujevë.

Në kuadër të javës së 30-të në Superligën e Kosovës, Flamurtari pësoi humbje minimale 1:0 nga Llapi.

Pas ndeshjes, Keçi tha se po mendon për tri “finalet” e mbetura, derisa i uroi fitoren Llapit.

“Nuk ditëm t’i shfrytzojmë gjysmërastet që kishim, gjithsesi i uroj Llapit për fitoren dhe ne duhet të mendojmë për tri ndeshjet e ardhshme”, deklaroi Keçi në “Super Sport Kosova”.

“Pa përfunduar kampionati nuk guxoj të jap mendim se shpëtuam apo jo, por tani më gëzon fakëti që jemi në pozitën e 7-të, por deri në xhiron e fundit ndaj Gjilanit nuk guxojmë të festojmë”, tregoi ai.

“Kontrata me Flamurtarin? Më skadon në fund të muajit, do të përmbyllim këtë kampionat dhe të shohim të ulemi dhe të bisedojmë për të ardhmen”, përfundoi trajneri i klubit kryeqytetas.

Me këtë humbje, Flamurtari mbetet në vendin e shtatë në tabelë me 40 pikë, pesë pikë larg zonës së rrezikshme.