Keane: Futbollistët evropianë lakmojnë Amerikën

90
Robbie Keane, kapiteni i LA Galaxy, ka thënë se yjet e Premierligës presin në radhë për t’u transferuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kapiteni i LA Galaxy, Robbie Keane mendon se yjet e Premierligës janë të etur për t’u transferuar në elitën e futbollit amerikan (MLS).

Futbolli amerikan u bë atraktiv për lojtarët nga Evropa që prej transferimit të David Beckham në vitit 2011 nga Real Madridi në LA Galaxy.

Më pas rrugën e sulmuesit anglez e ndjekjen edhe lojtarët e tjerë të mëdhenj si: Didier Drogba, Frank Lampard, Steven Gerrard, David Villa, Andrea Pirlo dhe Kaka.

“Ka pasur një ndryshim masiv në mes të vitit 2011 dhe tani. David Beckham ishte me të vërtetë ai i cili ka filluar këtë, dhe pastaj e ndoqën të tjerët, fluksi i yjeve të cilët kanë ardhur këtu ka qenë absolutisht i madh”, ka deklaruar ai.

“Lojtarët me të cilët kam luajtur nuk janë më të interesuar për Angli dhe Spanjë. Ata me të vërtet janë shumë të interesuar të transferohen në Amerikë, pasi e kanë parë se sa shumë është rritur cilësia e ligës”, ka theksuar ai. /Express/