KDI evidenton shumë shkelje në Kuvendin e Kosovës

81

Pengimi i punës së Kuvendit nga deputetet e opozitës, largimi kolektiv i deputeteve të opozitës si dhe prezenca e shtuar e pjesëtarëve te sigurimit në ndërtesën e Kuvendit janë vetëm disa nga shkeljet të cilat janë evidentuar në Raportin e monitorimit të punës së Kuvendit per vitin 2015, ku KDI ka bërë vlerësimin e punës se Kuvendit.

Albert Krasniqi nga KDI i cili dhe bëri prezantimin e këtij raporti tha se për nga numri i mungesave të deputetëve prijnë ata të listës Srbska. Ndërsa komisioni për Legjislacion dhe ai për zhvillim ekonomik janë ndër komisionet më aktive me numër më të madh të takimeve.

Ndërsa, ngecje ka në komisionin për Mbikëqyrjen e AKI – së dhe komisionin për Punë të Jashtme, të cilët kanë numër më të vogël të mbledhjeve.

Ndërsa Jehona Loshaku-Sadriu tha se Kuvendi i Kosovës gjatë vitit 2015 ka qenë pre e interesave të partive politike. Ndërsa tha se presin që gjatë vitin 2016 kuvendi të jetë më transparent, llogaridhënës dhe të luaj rolin e vet mbikëqyrës ndaj qeverisë dhe të punoi në të mirën e përgjithshme të qytetarëve./KosovaPress/