Katër vëllezër në një skuadër të Superligës

678

Besa e Pejës nuk ka marrë vëmendjen vetëm për faktin se këtë edicion do ta ndjekë titullin e kampionit.

Pejanët shquhen edhe për diçka tjetër – për vëllaznillak.

Janë katër vëllezër që mbrojnë ngjyrat e klubit pejan. Fjala është për Fisnik e Florent Papuqin si dhe Dugagjin dhe Fatlum Gashin, shkruan Gazeta Sheshi.

Dy të parët ka vite që luajnë për Besën dhe vazhdimisht i kanë qëndruar besnik klubit, veçmas Florenti.

Ndërkohë, dy të fundit, vëllezërit Gashi, gjatë verës kaluan te Besa nga skuadra e Istogut.

Papuqët janë të pazëvendësueshëm në formacionin e trajnerit Gani Sejdiu, kurse minutazh më të vogël kanë vëllezërit Gashi, sidomos Fatlumi.