Katër të arrestuar për prostitucion në Ferizaj

116

Janë arrestuar katër persona në Ferizaj me dyshimin e marrjes me prostitucion, ka bërë të ditur përmes një komunikate Policia e Kosovës.

“Raportohet se njësit e hetuesisë gjatë zbatimit të urdhëresës për blerje të simuluar të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, ka arrestuar tre meshkuj (shqiptar) dhe një femër (ashkali) shtetase e Shqipërisë për dyshimin e bazuar se kanë kryer veprat: Mundësim në prostitucion, ofrim i lokaleve për prostitucion si dhe marrje me prostitucion”, thuhet në konfirmimin e PK-së.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.