Katër talentë kosovarë provohen në Odense

Talentët kosovarë të futbollit vazhdojnë ta provojnë fatin e tyre nëpër akademi të ndryshme të futbollit nëpër Evropë.

Është Shkolla e Futbollit “New Star” nga Kaçaniku që u ka dhënë rastin katër të rinjëve që të testohen te akademia e njohur e klubit danez, Odense.

Fjala është për Elion Berishën, Eurent Krasniqin, Veton Tushën dhe Riad Murselin, shkruan Gazeta Sheshi.

Të katër futbollistët llogariten të kenë të ardhme të ndritur, pasi talenti i tyre është tejet premtues. Ata po veçohen te akademia e klubit nga Danimarka.