Katër përballje fantastike luhen sot në Ligën e Parë

Liga e Parë është fare pranë të mbyll siparin, por së pari duhet të zgjidh çështjen e skuadrave që do inkuadrohen në Superligë, atyre që do luajnë në ndeshjet e barazhit dhe atyre që do largohen nga ky rank garash, shkruan Gazetasheshi.com.

Në kuadër të javës së 28-të zhvillohen edhe katër duele të tjera që janë paraparë të zhvillohen ditën e diel.

Dueli më interesant pritet të jetë ai ndërmjet Hajvalisë dhe Vushtrrisë, pasi dy skuadra me objektiva krejtësisht të ndryshëm do luftojnë për të marrë maksimumin nga kjo përballje.

Përballjet:

Ballkani – 2 Korriku
Gjyqtarë: E.Januzi, F.Jashari, B.Kabashi

Hajvalia – Vushtrria
Gjyqtarë: P.Jakupi, V.Hyseni, H.Ademi

Kika – Trepça
Gjyqtarë: F.Sadriu, Xh.Sejdiu, A.Osmani

Bashkimi Koretin – Onix
Gjyqtarë: D.Çaka, O.Krasniqi, L.Selmani

/Gazeta Sheshi/