Katastrofë për Barcelonën, sërish përfshihet në një seancë gjyqësore

Barcelonës i ka dalë një problem të ri pasi autoritetet në Spanjë kanë kërcënuar klubin që t’u lënë një borxh me vlerë prej 47 milionë euro.

Bordi i drejtorëve të klubit publikoi një komunikatë të hënën duke sqaruar detajet e diskutuara në takimin e fundit.

Dhe, tema kryesore në agjendë ishte një ankesë për një tokë prej 25 hektarë të shitur më 2005, e që mund t’u sjell atyre borxhin e lartë, shkruajnë mediat spanjolle.

Zëdhënësi i Barcelonës, Josep Vivas ka bërë të ditur se Barcelona ishte e obliguar ta shiste tokën në distriktin Hospitalet de Llobregat, i njohur edhe si Can Rigalt.