“Katastrofë” për Arsenalin (FOTO)

282

Arsenal e ka nisur keq sezonin e ri në Premierligë me një humbje dhe një barazim në dy xhirot e para.

Por, “Gunners” rrezikojnë të marrin edhe një lajm të keq nga shorti i fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, të premten.

“Gunners” gjenden në vazon e dytë dhe rreziku nga ai i pari është i madh.

Real Madrid, Barcelona, Bayern Munich, Juventus e Paris Saint-Germain janë opsionet më të këqija për Arsenalin.

Por, janë edhe dy pak më të lehta si Benfica e CSKA Moska.

Kurse, Arsenal nuk ka të drejtë të hyjë në grup me Leicester Cityn.