“Katastrofë” në Milan (FOTO)

215

Milani vjen nga dy sezone negative, por edhe tek i riu ka hyrë keq.

Mediat, tifozët e Milanit dhe specialistët e futbollit italian janë treguar “të pamëshirshëm”, teksa kanë analizuar punën e deritanishme të administratorit kuqezi, Adriano Galiani, në merkato. Prej disa vitesh, krahu i djathtë i Berluskonit duket se e ka humbur “nuhatjen” për të afruar lojtar funksional në merkato.

Milani vjen nga dy sezone negative, ku nuk ka arritur dot të kualifikohet në Kupat e Europës dhe frika e tifozëve kuqezi është se edhe ky sezon do të jetë i varfër emocionalisht.

galliani_milanello_macchina_thumb400x275

Analizat

Kur na ndajnë shumë pak ditë nga fundi i merkatos, trajneri i ri i Milanit, Vinçenco Montela, ka marrë katër përforcime: Vanxhoni, Lapadula, Gustavo Gomez dhe Sosa. Dyshimi i madh është nëse këta futbollistë do t’u mjaftojnë kuqezinjve për të qenë kompetitivë në Serinë A. Merkato e Milanit është mbyllur këtu, apo Adriano Galiani do të arrijë të marrë edhe dikë tjetër? Në të vërtetë, duket shumë e vështirë që Milani të shpenzojë sërish, sidomos në këtë periudhë tranzicioni, përcjell “Panorama Sport”.

Sosa u mor nga Beshiktash për 7 milionë euro, që do të thotë se 15 milionë euro të garantuara nga Berluskoni janë përgjysmuar dhe drejtuesit kanë një buxhet prej 8 milionë eurosh. Nëntë milionë euro kanë kushtuar blerjet e Lapadulës dhe Gustavo Gomez. Vanxhoni u mor me parametër zero.

milan

Tifozët në revoltë

Pas merkatos, e ka radhën fusha ku Milani do të luajë nesër ndeshjen e parë të kampionatit kundër Torinos. Mirëpo, edhe pse të paktë në numër, tifozët e Milanit janë gati që t’i dëgjohet zëri, por për fat të keq jo për të inkurajuar ekipin, por për të sulmuar sërish Adriano Galianin. Sipas shtypit italian, grupimi i organizuar i tifozëve “Curva Sud” ka gati koreografinë e radhës kundër administratorit, që sipas tyre është fajtori kryesor për këtë situatë.