Kastrati vazhdon shkëlqimin në ABA Liga

Basketbollisti i Kosovës, Erjon Kastrati ka vazhduar me paraqitje të mira në Ligën Aba. Basketbollisti i Kosovës ishte më i dalluari për skuadrën e tij, Koper Primorka, që pësoi humbje nga Mornari me rezultat 87:66.

Kastrati luajti 39 minuta në këtë ndeshje dhe e mbylli atë me 20 pikë, tri kërcime dhe tri asistime, duke vazhduar me formë të mirë në këtë ligë. Primorska ndodhet në vendin e fundit me shtatë humbje nga shtatë ndeshje.

Erjoni është njëri nga lojtarët më të dalluar të Kosovës dhe forma e tij jep shpresë, edhe për Përfaqësuesen e Kosovës që në fund të nëntorit do të ballafaqohet me Sllovakinë dhe Islandën, në kuadër të parakualifikimeve për Kupën e Botës 2023.

https://www.facebook.com/212379438941980/videos/797072107525075