Kastrati rrëfen prapaskenat e lëndimit në duel me Ballkanin dhe jep një lajm të madh për gjilanasit

1203
Përshëndetje e Ylber Kastratit me Nazmi Gripshin pas përfundimit të ndeshjes në Gjilan | FOTO: Lumi HD

Ylber Kastrati pësoi një lëndim në duel me Nazmi Gripshin e Ballkanit, teksa e shqeu edhe arkadën. Lëndimi i pamundësoi vazhdimin e ndeshjes, teksa më pas u dërgua në spital për t’u mjekuar.

Megjithatë, në një rrëfim për Gazetën “Sheshi”, kapiteni i Gjilanit thotë se ka insistuar për ta vazhduar takimin, mirëpo është ndalur nga stafi mjekësor i skuadrës.

“Gjendja momentale e imja është shumë e mirë. Kam pësuar një lëndim në ndeshje me Ballkanin, por që kam dashur ta vazhdoj ndeshjen, sepse dëshira ishte e madhe për t’u ndihmuar shokëve të skuadrës në këtë takim. Megjithatë, stafi mjekësor insistoi për të mos e vazhduar ndeshjen, por për të vazhduar kurimin e arkadës”, deklaroi fillimisht Kastrati.

Ylber Kastrati së bashku me asistentin Alban Hysenin | FOTO: Lumi HD

Megjithëse ishte një lëndim i rrezikshëm, Kastrati pritet që të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës, pasi që është paraqitur edhe në seancën stërvitore të ditës së enjte.

Ai theksoi se do të ndodhet në fushën e lojës gjithmonë kur i kërkohet për ta bërë më të mirën për skuadrën e tij.

“Gjithmonë do jem i gatshëm për të ndihmuar ekipin edhe nëse është nevoja për t’u sakrifikuar. Lëndimi është një gjë shumë e vogël për dallim nga dëshira ime e madhe që të jem pranë skuadrës. Unë do të jem i gatshëm për stafin teknik qysh në duelin e radhës”, përfundoi Kastrati.

Gjilani do të përballet me Drenicën në “Bajram Aliu” në fundjavë.

LEXO gjithashtu edhe:

Superliga vazhdon në fundjavë, xhiroja e 22-të sjellë super ndeshje!

/Gazeta Sheshi/