Karateisti Elhami Shabani, sportisti më i mirë i Gjilanit për vitin 2018/2019

Elhami Shabani, karateist i Klubit të Karatesë Drita nga Gjilani, ka marrë epitetin e sportistit më të mirë në Gjilan për vitin 2018/2019.

Përzgjedhja e më të mirëve në sport është bërë në kuadër të Ditëve të Çlirimit të Gjilanit. Ai mori epitetin e më të meritë në një konkurrencë të fortë.

Ndryshe, ndër sportistë më të dalluar u shpallën: Nysret Haziri – badibilding, Ramush Shkodra – klubi Alpin Gjilani, Ermir Kryeziu – futsall, Yll Sllamniku – hendboll, Edonis Maliqi – boks, Flamur Grabovci – bodi bilding, Edison Kqiku – futboll, Ardian Limani – futboll, Vesa Shabani – volejboll, Linda Zeqiri – pingpong.