Kapiteni shqiptar i Serbisë kërcënon serbët: Do të shkojë te Kosova nëse nuk më ftoni më

Arton Zekaj, 18-vjeçar, konsiderohet një nga talentët më të mëdhenj ballkanas në botë për gjeneratën e tij 2000.

I lindur nga dy prindër shqiptar nga Kosova, Artoni për fat të keq ka zgjedhur të përfaqësojë gjeneratat e reja të Kombëtares së Serbisë, duke qenë edhe kapiten si kadet, njofton Kurir.rs, transmeton GazetaOlle.com.

Lojtari i skuadrës franceze, Lille, e cila është në renditje e dyta në Francë, nuk ka vazhduar më të marrë ftesa nga skuadra kombëtare serbe dhe kjo e ka brengosur atë.

Artoni ka deklaruar se nëse një ftesë e tillë vazhdon të mos dërgohet, atëherë ai do të zgjedhë të luajë për Kosovën, ftesën e të cilëve e ka në tavolinë.

“Unë kam ftesë nga Kosova, ata më kërkuan të luajë për ta. Unë do të luajë për ata që më duan më shumë. Do të doja të vazhdoja aty ku e lash si i ri, por nëse ata nuk duan, nuk mund të bëj asgjë”, u shpreh Zekaj.

Por, nëse do të kishte dy ofertat në dorë, Kosovën dhe Serbinë, kënd do të zgjidhte Artoni:

“Do të luaja për Serbinë. Jam lindur, rritur dhe kam kaluar të gjitha përzgjedhjet kombëtare…”.

“Prindërit e mi kanë lindur atje (v.j. Kosovë). Epo, nëse vendi ku unë kam lindur Serbia nuk më do, atëherë unë do të konsiderojë të luajë me skuadrën kombëtare që më do”, përfundoi Zekaj.

Ky i fundit ishte pjesë e Partizanit të Beogradit. Ai ishte kontaktuar nga Federata e Futbollit të Kosovës kohë më parë për të luajtur për Kosovën.

artoni

artoni1