Kapiteni i Gjilanit fajëson repartin që luan për humbje

161

Kapiteni i skuadrës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se gabimet në mbrojtje i kushtuan me humbje ekipit të tij ndaj Trepçës ‘89.

“Jemi munduar jashtëzakonisht shumë në këtë ndeshje. Por, gabimet tona i shfrytëzoi kundërshtari dhe arriti të fitojë ndeshjen”, deklaroi Hyseni.

“Duhet ta harrojmë sa më shpejt këtë takim dhe të koncentrohemi në ndeshjet tjera. Gabime në mbrojtje na kushtuan me humbje”, përfundoi Hyseni.

Gjilani pësoi 3:1.