Kapiteni i Flamurtarit befason me atë çfarë thotë para ndeshjes së vitit

Mbrojtësi i Flamurtarit të Prishtinës, Veton Kabashi ka folur për sfidën e nesërme të barazhit ndaj Vushtrrisë.

Ai pohoi se është vetëm një ndeshje dhe duhet të jenë të kujdesshëm.

“Duhet pasur parasysh se është vetëm një lojë, edhe pse presioni do të jetë tek ne sepse Vushtrria nuk ka çka të humbë. Mirëpo, besoj që kemi arritur formën dhe fati na ka përcjellë ne në kohen e duhur”, tha Kabashi.

Sipas tij, do të kenë një mungesë të rëndësishme. “I gjithë ekipi është gati përpos sulmuesit Shqipdon Ademi që ka pësuar lëndim në ndeshjen e fundit”, thotë Kabashi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Nesër në orën 16.00 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, në barazh takohen Vushtrria – Flamurtari, skuadra që fiton do të jetë pjesë e elitës së futbollit.