Kapiteni i Ferizajt i kundërpërgjigjet Sejdiut për zhagitjet

Ferizaj sot ka festuar rikthimin në elitë, pasi në ndeshjen vendimtare të barazhit mposhti Vëllaznimit.

Pas ndeshjes, ishte trajneri i ekipit gjakovar, Gani Sejdiu, i cili kritikoi Ferizajn për mënyrën e lojës me shumë zhagitje për të arritur deri te penalltitë.

Megjithatë, është kapiteni i Ferizajt, Florim Berisha, i cili ka thënë se zhagitjet nuk ishin të qëllimshme, por lodhja e futbollistëve ka bërë që të ndjehet nevoja e intervenimit të mjekut, raporton Gazetasheshi.com.

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë. Luajtëm ndaj një kundërshtari tejet cilësor që jo rastësisht është finalist i Kupës. U angazhuam gjatë gjithë ndeshjes, arritëm te penalltitë dhe fituam. Zhagitjet nuk kanë qenë të qëllimshme. Lodhja e futbollistëve ka bërë që mjeku të hyjë disa herë”, deklaroi Berisha.

Ai ishte njëri nga më të palodhshmit sot, duke mos u ndalur për asnjë moment për 120 minuta.