Kanë frikë nga “MSN”, ja 5 sulmuesit që i thanë “JO” Barcelonës!

157

Futbollistët, nga lista që do të shihni, kanë diçka të përbashkët: të mos rënit dakord që të jenë zëvendësues të “MSN”. 20 ditë nga fillimi i sezonit 2016-2017 në La Liga, kërkimi i sulmuesve për në stol e Barçës ka rezultuar i pasuksesshëm. Hija e zëvendësuesit është arsyeja kryesore pse plot pesë lojtarë ia kanë mbyllur derën klubit që po mbretëron në kampionat dhe Kupën e Spanjës. Sekretari teknik i skuadrës katalanase pranoi në një konferencë për shtyp se ka lojtarë, të cilët kanë refuzuar të vijnë në “Camp Nou”, duke parë konkurrencën tejet të fortë. Në bazë të këtyre deklaratave, “Marca” shqyrtoi pesë sulmuesit, të cilët kanë refuzuar të veshin fanellën e Barcelonës në këtë periudhë.

Nolito – Luis Enrique pyeti për të merkaton e kaluar dimrit, por klubi blaugrana nuk arriti dot një marrëveshje me Celta. Kësisoji, lojtari përfundoi te Manchester City për 18 milionë euro.

Dembelé – U tha se Barcelona ishte duke ndjekur gjurmët e sulmuesit francez. Megjithatë, ai preferoi të shkojë në Dortmund, ku ka më shumë opsione për të luajtur titullar.

Luciano Vietto – Luis Enrique iu bashkua ofertave për Luciano Vietto. Barça dukej në pozitën më të mirë për ta marrë atë. Ajo ofroi 20 milionë euro, por Atletico Madrid e vlerësoi më shumë. Sevilla dhe Atletico nënshkruan transferimin e lojtarit në fjalë.

Gameiro – Me nënshkrimin e Nolito te Manchester City, objektivi tjetër i katalanasve ishte Kevin Gameiro. Sevilla ishte në dijeni të këtij interesimi, ndaj vendosi çmimin e parë për francezin, 40 milionë euro. Barca nuk ishte e gatshëm të paguante një shumë të tillë për një lojtar 29-vjeçar.

Bacca – “La Gazzetta dello Sport”, sulmuesi “cafetero” nuk u josh nga oferta e kampionëve të Spanjës për të qëndruar në hijen e “tridentit” të fuqishëm, “MSN”.