Kandiq për Karaxhiqin: Më mirë të merrte dënim të përjetshëm

83

Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq thotë se vendimi kundër Radovan Karaxhiqit është një pikë referimi, sepse do të mundësojë interpretime të reja të ngjarjeve të kohës së luftës, gjatë ‘kasaphanes’ më të rëndë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, derisa ka shtuar se do të ishte më mirë që Karaxhiqi të dënohej me burg të përjetshëm.

Ajo tha se “ky vendim është një pengesë për rishikimin e historisë për atë që ka ndodhur me të vërtetë”.

Sipas saj, ky është vendimi më i rëndësishëm.

“Ai ishte komandant suprem. Ai u dënua për vepra për të cilat ishte në dijeni. Kjo është drejtësi, për viktimat dhe për vetë Karaxhiçin”, është shprehur ajo.

Kandiq tha se në vend të dënimit me 40 vjet burg, “do të ishte më e logjikshme që ai të merrte dënim të përjetshëm. Por kjo është pak a shumë e njëjta gjë.”