Kampioni me rekord të zi

179

Kampioni aktual Feronikeli ka humbur 2 ndeshjet e para në sezonin e ri. Nuk ka ndodhur që 7 vjet që kamponi në fuqi të nis stinorin më dy humbje. Për herë të fundit Prishtina në vitin 2009 ishte mposhtur nga Trepça dhe Liria.

Në ndeshjen e parë të sezonit “Nikli” u mposht në shtëpi nga Besa, ndërkohë në vikendin që lëmë pas pësoi edhe disfatën e rradhës në udhëtim tek Gjilani, shkruan Gazeta Sheshi.

Interesant fakti është se skuadra nga Drenasi ka humbur të gjitha ndeshjet me shifra identike 2-1, madje edhe takimin e Superkupës ndaj Prishtinës të zhvilluar në Pejë.

/Gazeta Sheshi/