Kampionët i merr malli për Kosovën (Foto)

102

Pas një dite me plot angazhime, Driton Kuka së bashku me Majlinda Kelmendin dhe Nora Gjakovën sot kanë vendosur të rekalsohen.

Treshja pejane po e përcjellin nga tribunat kampionatin Evropian të Xhudos, i cili po mbahet në Rusi, derisa me padurim po e presin rikthimin në Kosovë.

“Ditë e qetë, të relaksuar me padurim po presim të kthehemi në Atdhe! Drejt Rio2016!”, ka shkarkuar Kuka në Facebook, përcjell Express.

Majlinda fitoi medaljen e artë në Kategorinë deri 52 kilogram, në Evropianin e Rusisë, derisa Nora është stolisur me medalje të bronzet në kategorinë deri në 57 kilogram.