Kampionati i ri, shikueshmëria e “moçme”

276

Shumëkush e kishte pritur me padurim startin e edicionit të ri të Vala Superligës së Kosovës në futboll pas një merkato aktive të skuadrave.

Që në xhiron e parë pati disa duele interesante, por edhe përkundër kësaj, shikueshmëria nuk ishte në nivelin e dëshiruar, shkruan Gazeta Sheshi.

Sfida me më së shumti shikues ishte Feronikeli – Besa, mirëpo edhe në “Rexhep Rexhepi” pritej numër më i madh. Vetmë 2 mijë shikues ndoqën nga afër derbin.

Në sfidën Drenica – Liria ishin diku rreth 1800, pastaj në Ferizaj rreth 1500 e kështu me radhë.

Në total në stadiumet e Superligës në xhiron e parë ishin rreth 7500 shikues.

Ndeshjet dhe shikuesit 

Feronikeli – Besa                              2000 shikues

Drenica – Liria                                  1800

Ferizaj – Hajvalia                              1500

Prishtina – Llapi                                1000

Trepça – Drita                                  700

Gjilani – Trepça ’89                          500