Kampionati evropian mund të zhvillohet vetëm në një shtet

38

Kampionati evropian, Euro 2020 e shtyrë në verën e vitit 2021 pritet të pësojë ndryshime të mëtejshme.

Sipas Karl-Heinz Rummenigge, CEO i Bayern Munich, UEFA po punon për një plan – për të cilin tashmë ishte folur me muaj – për të ndryshuar formatin dhe për ta luajtur kampionatin në vetëm një shtet, jo në 12 shtete siç ishte planifikuar, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ne nuk mund të harrojmë se ideja e këtij turneu, në disa qytete evropiane, lindi kur Covid-19 nuk ekzistonte. Ishte një iniciativë e Komisionit Evropian, i cili donte të tregonte futboll në të gjithë Evropën”, kujton Rummenigge në një intervistë me gazetën gjermane Muenchner.

“Por unë e di që Presidenti Ceferin, i cili është shumë i kujdesshëm me koronavirusin, po mendon nëse do të kishte më shumë kuptim, në kohë si kjo, të luante turneun në një vend,” përfundoi ai.