Kamerat kapin Karim Benzeman duke i thënë Ferland Mendyt që të mos pasonte topin më te Vinicius

Kamerat e kanë vënë në një pozicion mjaftë të sikletshëm Karim Benzeman që ëhstë parë duke i thënë Ferland Mendyt që të mos pasonte te Vinicius Junior.

Real Madridi ishte duke humbur ndaj Borussia Monchegladbachut 1-0 në pjesën e parë me golin e Marcus Thuram, derisa skuadrat shkuan në pushim.

Gjersa po bëheshin gati që të riktheheshin në fushë, kamerat kanë kapur Bezeman duke i thënë Mendyt që të mos pasonte topin më te Vincius.

“Luaj me mua. Të betohem në nënën time se ai (Vinicius) po luanë kundër nesh”, shihet Benzema duke biseduar me Mendyn.

Thuram arriti që të shënonte edhe golin e dytë dhe madrilenët po humbnin 2-0.

Mirëpo, Karim Benzema e Casemiro arritën që të barazonin rezultatin në 2-2, duke marrë në fund një pikë mjaftë të vlefshme.