Kaloi natën me të, modelja italiane: Ronaldo është….

260

Modelja dhe ylli i televizionit italian ushqen zërat për një lidhje të mundshme të saj me CR7, pas mbrëmjes verore që kaluan së bashku në Ibiza. “Unë nuk dua të prish diçka, që mund të transformohet në një histori të bukur,” – thotë ajo, sipas mediave të vendit të saj, të cilat kanë zbuluar flirtin e saj me yllin portugez të Real madridit. Cristina Buccino, në mesin e pushimeve të verës së Cristiano Ronaldos, pas Kampionatin Europian “Francë 2016”, ishte në Ibiza. Po ashtu, ajo shkoi edhe nëpër Miami dhe Las Vegas, gjatë pushimeve. Modelja shpjegoi vetë detajet e mbrëmjes që kaloi me Cristiano Ronaldon, si dhe la të kuptohet se mund të ketë edhe “diçka tjetër”.

Unë ndodhesha në atë vend dhe Cristiano Ronaldo ishte aty. Ne u pamë, kryqëzuam shikimet, u takuam, ndërsa Ronaldo më ftoi për darkë. Ishte një zotëri i vërtetë dhe një djalë i madh. Mbi të gjitha, ai është një djalosh bujar dhe trim. A ishte një ‘top mashkull’? Mendoj se është e qartë çfarë po them, por mbi të gjitha Ronaldo është një djalosh bujar dhe që di si ta bindë një grua. A kemi një marrëdhënie, që mund të jetë e qëndrueshme? Thashethemet vlojnë, por nuk dua që ato të prishin diçka, e cila mund të transformohet në një histori të bukur. U takuam rastësisht, kjo ka qenë shumë pozitive dhe tani përpiqem për të parë se çfarë do të ndodhë mes nesh të dyve.”