Kaka: “Messi është një gjeni, ndërsa Cristiano një ikonë”

98

Ricardo Kaka, dikur ish-lojtari më i mirë në botë, ndërsa tani luan në kampionatin e futbollit amerikan, ka analizuar dallimin ndërmjet dy lojtarëve më kompetitiv që kanë ekzistuar në botën e futbollit, Lionel Messi-t dhe Cristiano Ronaldo-s, transmeton Gazeta Sheshi.

“Messi është një gjeni, ndërsa Cristiano një ikonë e futbollit modern. Ronaldo është një futbollist i fuqishëm, gjuan me dy këmbët, është i mirë në ajr, gjuan mirë goditjet e dënimit, ndaj dhe them se është një ikonë e futbollit modern. Futbolli që e luajnë dy futbollistët ka ndryshuar gjeneratat e reja. Pa dyshim janë dy lojtarët më të mirë në botë”, është shprehur Kaka.

Kaka luan për momentin tek skuadra amerikane Orlando City, derisa është duke u përgatitur për sezonin e ri futbollistik.