Kahn: Më shumë po shoh muskujt e barkut të Ronaldos sesa gjoksin e gruas sime

137

Oliver Kahn, ish-portier i Bayernit, në një intervistë për ZDF-në, ka kritikuar sërish Cristiano Ronaldon dhe lojën e “Los Blancos”.

Në lidhje me portugezin, ai iu referua fotografisë që lojtarët e Realit publikuan në rrjetet sociale pas fitores në “Camp Nou” ndaj Barcelonës. Në këtë foto, sulmuesi i Realit ishte vetëm me mbathje.

“Kohët e fundit, më shumë po shoh muskujt e barkut të Cristianos sesa gjoksin e gruas sime”.

Pas kësaj batute ironike, Kahn analizoi edhe humbjen 2-0 të Realit ndaj Wolfsburgut, në çerekfinalet e Champions League, duke kritikuar lojën e madrilenëve dhe sjelljen e tyre në fushë.

“Dukej sikur lojtarët e Realit ishin të ofenduar nga fakti se po luanin ndaj Wolfsburgut”, tha ish-kapiteni i Bayernit dhe Gjermanisë.